Fotografia e modeles Kendall Jenner dhe vajzës së gjorë shkaktoi një numër të madh komentesh në rrjetet sociale.
Gjegjësisht, Kendall është filmuar teksa po shëtiste rrugëve të Parisit.
Në një moment, ajo kaloi pranë një vajze të vogël dhe nënës së saj lypëse. Vajza e shikoi me mall manekinen.
Shumë besojnë se kjo fotografi është një paraqitje bindëse e botës së sotme – në njërën anë është një vajzë që është e famshme dhe ka gjithçka që dëshiron, dhe nga ana tjetër një vajzë që po lufton për të mbijetuar.
“Kjo është një botë e çuditshme”, “Dy anët e jetës”, “Fotografia më trishtoi shumë”, “Uroj që të pasurit t’u kushtojnë vëmendje atyre që kanë vërtet nevojë për ndihmë”, janë disa nga komentet në rrjetet sociale.
@kenitofever kendall jenner today in Paris ? #kendalljenner #solia #fyp #usa?? #paris #pfw ♬ sonido original – sg ^^
Fotografia deri më tani ka mbledhur pothuajse 400,000 pëlqime në TikTok.
Disa njerëz e kritikuan Kendallin që nuk ndaloi për t’u dhënë para, por të tjerë menduan se ajo nuk kishte asnjë detyrim ta bënte këtë gjë dhe dolën në mbrojtje të saj.
Modelja përndryshe ndodhet këto ditë në kryeqytetin francez për Javën e Modës në Paris. Ajo ishte pjesë e sfilatës së markës luksoze “Schiaparelli”. /Telegrafi/