Telegrafi

Fotografia në kontakt lente

Për momentin këto kontakt lenta janë duke u testuar në lepuj, ndërsa ekipi i shkencëtarëve ka arritur të shfaq vetëm një piksel të dirigjuar nga largësia në lentat që mbaheshin nga lepuri. Energjia nga bateria e jashtme pa tela bartet deri tek antena që është e vendosur rreth skajit të kontakt lentave, kështu që nuk pengon pamjet. Për shkak të antenës së vogël në kontakt lenta burimi i energjisë e cila pa tela bartet ngjashëm si në rastin e pajisjeve që përdorin RFID dhe NFC duhet të jetë shumë afër, respektivisht brenda 10 centimetrave nga lenta.

Modulet e integruar grumbullojnë energjinë të cilën e përdorin për të nxitur ndriçimin e diodës LED. Për momentin këto module të ndërlidhur nuk bëjnë ndonjë gjë të veçantë, respektivisht në thelb kemi të bëjmë me një kondensator me kapacitet prej 450 pF i cili menaxhim aktivizimin dhe deaktivizimin e një elementi figurativ në lentë.

Shkencëtarët thonë se pas përdorimit të këtyre lentave nuk kanë hasur në kurrfarë dëmtimesh në syrin e lepurit, kështu që besojnë se një sistem i ngjashëm së shpejti mund të ndodhë të testohet edhe në njerëz. Gjithashtu theksohet se qysh tani janë duke punuar në sistemet të cilët mundësojnë shfaqjen e më shumë elementeve figurativ. /Telegrafi/