Site icon Telegrafi

Fotografia lakuriq suspendon njësinë speciale

Pesë zyrtarë elitë, të gjithë meshkuj, janë zhveshur dhe kanë mbajtur armët e tyre në dorë pas një nate përplot me lojëra seksi në qytetin Vastra Gotaland të Suedisë.

Në një fotografi e cila paraqiste një striptizer mashkull, policët e trajnuar për forcën speciale pozuan lakuriq nga beli e poshtë, duke mbajtur në dorë armët e tyre gjysmë-automatike, në një paradë e cila promovonte identitetin e homoseksualëve.

Instruktorët e shokuar me rastin i kanë suspenduar nga detyra për të cilën ata janë trajnuar, derisa u kanë dhënë disa obligime për t’i kryer brenda zyrës.

Zëdhënësi i policisë Erik Nord ka thënë: "Ata thonë se kanë pasur për qëllim të bëjnë shaka me instruktorët. Gjatë ndejës, një skenar ka dalë i cili është dashur t’i shokoj ata. Dorën në zemër, ata nuk kanë pasur sensin më të mirë të humorit".

Exit mobile version