Site icon Telegrafi

Fotografia është shumë më tepër se kujtimi – mund të zbulojë a jeni të sëmurë

Shkencëtarët kanë konstatuar që në bazë të fotografisë së fytyrës në më shumë se 80 për qind të rasteve mund të përcaktohet a është ndonjë person i sëmurë apo jo

Si duket, njerëzve goxha mirë u shkon për dore të përcaktojnë a është ndonjë person i sëmurë dhe a duhet anashkaluar, kanë përfunduar shkencëtarët suedezë në bazë të hulumtimeve në të cilat të anketuarit kanë dhe në fotografitë e personave me pyetjen se a mendojnë që ai person është i sëmurë.

Të ballafaquar me fotografitë e personave të sëmurë dhe të atyre të shëndetshëm të anketuarit me 81 për qind saktësi kanë veçuar personat e sëmurë, ka publikuar ekipi i Institutit Suedez Karolinska në Stokholm.

Ekipi i udhëhequr nga neuroshkencëtari John Axelsson ka infektuar me bakterin koli, e cila shkakton inflamacion, vullnetarët, derisa grupi i kontrollit ka marrë injeksion placebo.

Dy orë pas injektimit të vullnetarëve janë fotografuar dhe me atë rast fotografitë u janë treguar pjesëmarrësve të hulumtimit, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët janë interesuar edhe cilat karakteristika specifike u kanë ndihmuar të intervistuarve që të caktojnë a janë personat në fotografi të sëmurë apo të shëndetshëm.

Në rrethin e dytë të hulumtimit janë përqendruar në simptomat vizuale të sëmundjes së fytyrës. Ajo është ekskluzivisht buzë të zbehta dhe ten të zbehtë, lëkurë të shkëlqyer apo lëkurë e larme, kënde të lëshuara të buzëve dhe sy të ënjtur apo të skuqur.

Me përjashtim të lëkurës së shkëlqyer apo me lara, të gjithë të anketuarit kanë theksuar faktorët e tjerë si edhe ata në bazë të të cilëve kanë identifikuar të sëmurët në fotografi.

Shkencëtarët në punën e publikuar në revistën shkencore Proceedings of the British Royal Society B, kanë paralajmëruar që mbështetja vetëm në analizën vizuale mund të jetë e gabueshme.

Fytyrat e personave të pikëlluar apo të lodhur për shembull mund të jenë të zëvendësuara me të ato të të sëmurëve.

Ai fenomen rastis me studimet e tjera të cilat sugjerojnë që në shoqëri shpesh shmangen personat e lodhur. /Telegrafi/

 

Exit mobile version