Site icon Telegrafi

Fotografia është bërë më 1943, shikuesit besojnë se në të shfaqet një njeri duke shikuar në telefon (Foto)

Shfrytëzuesit e Twitterit janë ndezur nga fotografia e një plazhi, ku një njeri duket sikur po shikon në telefon – më 1943.

I veshur tërësisht me rrobe, ai qëndron në një plazh në Cornawall të Anglisë, duke shfrytëzuar diçka që ka ngjashmëri me aparatet që i shfrytëzojmë edhe në ditët e sotme, transmeton Telegrafi.

Përreth tij janë shumë pushues, shumica prej të cilave kanë rrobe mjaft të gjata, ndërsa marrin rrezet e fundit të diellit.

Plazhi në Cornwall, i fotografuar më 1943

Imazhi ishte postuar nga Stuart Humphrys, i cili as që e kishte vërejtur këtë detaj.

“Në fotografi janë shërbyesit e luftës, që po marrin rrezet e fundit të shtatorit të vitit 1943”, shkruan në përshkrimin e fotografisë, ku kërkohet të dihet se cili plazh është aty.

I pranishmi që duket sikur po shikon në telefon

Mirëpo, vëmendja menjëherë shkoi te burri i dyshimtë, që ndodhet në mes. “Më duket mua, apo ky njeri është duke lexuar mesazhe në telefon” ka shkruar një komentues.

Mendimi tij u shqyrtua edhe prej të tjerëve, që konsiderojnë se ai është një udhëtar në kohë, megjithëse është i veshur me rrobe të kohës kur edhe u shkrep imazhi. Në anën tjetër, një njeri ka thënë se ai po dredh cigare dhe nuk ka të bëjë me ndonjë telefon. /Telegrafi/

Exit mobile version