Një fotografi e ëmbël , e publikuar nga princi William i Anglisë, ku shfaqet me të birin George, ka ngjallur polemika.
Ky imazh i publikuar në profilin zyrtar të Kensington Palace në Twitter, ka ngjallur reagime të shumta, dhe kjo për shkak se në ditën e baballarëve, djali i Lady Dianës, vendosi të publikojë vetëm një fotografi.
“U uroj gjithë baballarëve një ditë të lumtur”, shkruhej në mbishkrimin e fotografisë së princit William.
Por, ky postim i tij është pasuar me komente të shumta nga ndjekësit, “Ku është Charlotte?”, pyesnin shumica prej tyre.
Polemika u shkaktuan për faktin se William publikoi një fotografi ku shfaqej vetëm i vogli George, duke përjashtuar të voglën e shtëpisë.
Kjo është dhe arsyeja që ka bërë fansat të revoltohen, të cilët e cilësuan si anashkalim mos-publikimin e një fotografie të princit bashkë me vajzën e tij. /Telegrafi/