Një fotografi e Salma Hayek nga viti 1995 ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke u bërë virale gati tre dekada më vonë.
Aktorja 58-vjeçare u lavdërua nga fansat për pamjen e saj të përjetshme, pasi fotografia Polaroid e realizuar në fillimet e karrierës së saj në Hollywood u shpërnda në internet.
Në imazhin origjinal, Hayek shfaqet me një bluzë të thjeshtë nudo dhe një varëse floriri, duke mbajtur flokët e saj të voluminozë dhe të errët, një stil që ajo vazhdon ta ruajë edhe sot, shkruan DailyMail.
Fotografia u shoqërua me një rezyme që përfshinte rolin e saj të parë si Carolina në ‘Desperado’ dhe disa paraqitje të tjera të hershme, duke përfshirë filmat ‘Mi Vida Loca’ dhe ‘Fools Rush In’.
Për fansat, fotografia u bë një kujtesë e rrugëtimit të saj të jashtëzakonshëm, që ka përfshirë disa role ikonike, duke përfshirë portretizimin e Frida Kahlo në filmin ‘Frida’ (2002), për të cilin mori një nominim për çmimin Oscar.
Duke folur për karrierën e saj, Hayek ka shpjeguar se ajo ka arritur kulmin e suksesit vetëm pas moshës 40-vjeçare, kur, sipas saj, shumë profesionistë në Hollywood e konsideronin të pamundur për një aktore të moshuar të kishte mundësi.
Ajo tha: “Pasi u nominova për Oscar, lloji i roleve që mora nuk ndryshoi. Ajo që më ka hapur dyer ka qenë këmbëngulja dhe qëndrueshmëria ime”.
Sot, në moshën 58 vjeçare, Salma Hayek vazhdon të jetë një nga aktoret më të kërkuara, duke luajtur edhe në ‘Magic Mike’s Last Dance’ (2023) dhe duke qëndruar aktive në industrinë e filmit dhe prodhimit. /Telegrafi/