Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, është bërë kartolinë në Gjermani.
Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada. Kartolina u publikua sot nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko.
Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë të Austrisë, ku edhe filloi të njihej në rang botëror.