Site icon Telegrafi

Fotografia e publikuar në gazetë bashkoi babë e bijë

Fotografi i “Free Press” nga Suffolku e fotografoi babanë me dy vajzat dhe premtoi se do ta publikojë fotografinë në gazetë. Askujt si kishte vajtur mendja se në fotografi do të “pozonin” edhe anëtarët tjerë të familjes.

Lisa jo vetëm që pa babanë e saj në fotografi, por pasi e shikoi me kujdes njohu edhe veten dhe nënën e saj në prapavijë të fotografisë.

“Kam mbetur pa mend. Mami dhe unë ishim mu në atë vend para një minute. Në fotografi ne shihemi duke u larguar. Kjo është e pabesueshme”, tha Lisa.

Vetëm disa ditë më parë i kishte thënë shoqeve se ka dëshirë ta takojë babanë e saj.

Lisa e cila tash është 31-vjeçe, kontaktoi babanë e saj dhe për të kjo ishte një përvojë e çuditshme dhe emocionuese. /Telegrafi/

Exit mobile version