Telegrafi

Fotografia e publikuar në agjencinë e patundshmërive, shfaqë edhe një fëmijë (Foto)

Jenny McAdams e ka fotografuar shtëpinë e saj në Melbourne të Australisë, në mënyrë që ta reklamojë për ta shitur përmes një agjencie për patundshmëri.

Mirëpo, ajo nuk e ka ditur se në imazhe shfaqet edhe i biri saj trevjeçar.

Duket si kuzhinë e zakonshme

“Më telefonoi një shoqe dhe më tha se në fotografinë e kuzhinës ndodhet edhe Henry. Kush shikova me vëmendje, me në fund e gjeta” ka thënë McAdams lidhur me rastin.

Fëmija që ka nxjerrë kokën nga dera

Mësohet se vogëlushi e ka shfrytëzuar rastin të fuste kokën, derisa nëna tij po përpiqej të kapte këndin më të mirë. /Telegrafi/