Telegrafi

Fotografia e presidentes Kolinda Grabar-Kitaroviq në urimin për Krishtlindje, mediat kroate vërejnë detajin befasues

Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq është kritikuar me të madhe, pasi siç thuhet, ka përdorur të njëjtën fotografi si të vitit të kaluar, me rastin e urimit për festat e fundvitit.

Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një urim të saj ajo pozon para një peme Krishtlindjesh.

Dhe siç thuhet më tej, me gjasë pa shumë përpjekje, dikush nga ekipi i Kolindas, dhe kush e di – mbase ajo vetë, ka prerë foton në mënyrë që Kolinda të jetë pak më e zmadhuar sesa vitin e kaluar.

Mediat kroate vënë në pah edhe faktin se përveç pozave të Kolindas, rregullimi i dekoratave në pemë dhe figurave nën pishë dëshmon se është me të vërtetë një fotografi identike. /Telegrafi/