Televizioni shtetëror i Kinës ka vënë në pikëpyetje tregimin në media rreth pamjeve të një pesë-vjeçari sirian, i cili ishte plagosur pas bombardimeve.
Po sipas medieve kineze, përcjell Telegrafi, njeriu që publikoi imazhet dyshohet se mund të ketë lidhje me një grup famëkeq rebelësh.
Në një raport të fundjavës, televizioni shtetëror kinez ka sugjeruar se video mund të ketë qenë vënë në skenë pjesërisht dhe ka kritikuar mënyrën se si ajo është përdorur për të ndezur simpatitë pro-rebele.
“Kritikët kanë sugjeruar se (videoja) është pjesë e një lufte propagandistike, synon krijimin e një justifikimi ‘humanitar’ për vendet perëndimore që të jenë të përfshirë në Siri”. “Punëtorët nuk bënë përpjekje të shpejta të shpëtimit, dhe në vend të kësaj përdorën kamerat”, citojnë mediat e huaja, televizionin kinez.
Raporti shtoi se Helmetat e Bardha, të cilët thonë se ata janë një palë neutrale në konfliktin sirian, kanë lidhje të ngushta me ushtrinë britanike.
E siç shkruhet më tej, përcjell Telegrafi, skepticizmi i Kinës mbi raportet e medias mund të jetë për shkak të identitetit të autorit të filmimit.
Same photographer(Mahmoud Rslan) shot photos of gang that beheaded 11yr boy( Abdallah Issa) & the photos of Omran pic.twitter.com/WMJO42G3EW
— Tony Man™ (@MrTonyMan) August 19, 2016
Mahmoud Raslan, përcjell RT, e ka përshkruar veten si një gazetar lufte dhe aktivist në intervista, por gjurmët e tij në internet tregojnë se ai mund të ketë lidhje të ngushta me Harakat Nour al-Din al-Zenki, një grup islamik rebel i cili bëri bujë në korrik, pasi publikoi një video që tregon prerjen e kokës së një djali 12-vjeçar palestinez.
Grupi, i cili është konsideruar si “i moderuar” mjaftueshëm për të marrë armë nga SHBA, shkruajnë më tej mediat, pohoi se prerja e kokës është bërë në mënyrë arbitrare nga komandantët e përfshirë dhe u zotua për ta hetuar atë.
Më parë grupi është raportuar nga Amnesty International si kishte kryer rrëmbime dhe kishte bërë torturimin e gazetarëve, punëtorëve humanitarë dhe civilëve në Aleppo.
Ndër fotot e postuara nga Raslan ishte një selfie me disa njerëz, duke përfshirë dy burra të cilët me sa duket kanë marrë pjesë në prerjen e kokës.
Fotografi kishte mohuar çdo lidhje me vrasësit e fëmijëve. Ai kishte thënë as që e dinte se ata ishin luftëtarë në kohën kur ai bëri fotografi me ta.
“Shpresoj që të kuptoni kompleksitetin e jetesës dhe të punës në një zonë lufte dhe shpresoj se kjo foto nuk do tju bëjë që të shmangni vëmendjen nga historia e masakrave përditshme të [presidentit sirian Bashar Asad] dhe forcave ruse në civilëve çdo ditë”, ka thënë ai në një deklaratë.
Omran Daqneesh thuhet se u shpëtua nga rrënojat si pasojë e një sulmi në Aleppo, të mërkurën e kaluar.
Një grup i shpëtimit vullnetar i quajtur Helmetat e Bardha, i njohur gjithashtu si Mbrojtja Civile Siriane, kanë publikuar pamjet ku fëmija shihet i mbuluar nga pluhuri dhe gjaku, i ulur në një karrige ambulance.
Imazhet u shpërndanë me të madhe dhe Departamenti i Shtetit Amerikan e quajti fëmijën “fytyrën e vërtetë” të luftës siriane.
Për bombardimin, i cili u tha në fillim se kishte plagosur katër fëmijë të tjerë, fillimisht u fajësua Rusia.
Por Moska ka mohuar akuzat dhe ka akuzuar mediat perëndimore për “përdorim cinik të kësaj tragjedie në materialet propaganduese anti-ruse”. /Telegrafi/