Site icon Telegrafi

Fotografia e parë e Tokës është marrë nga hapësira 75 vjet më parë

Shkencëtarët lëshuan një raketë nga New Mexico 75 vjet më parë në hapësirë, në krye të një aparati fotografik, i cili bëri fotografinë e parë të Tokës.

Në fakt ishte një raketë naziste V-2, një raketë balistike që u ngrit më 24 tetor 1946 dhe arriti një lartësi prej 104 km, pak mbi kufirin e fillimit të hapësirës.

Kamera e montuar në krye bënte foto çdo sekondë e gjysmë dhe më pas së bashku me raketën binin në tokë me një shpejtësi prej 547 km/h. Megjithatë njerëzimi mori fotografinë e parë të Tokës të marrë nga hapësira.

“Ishte një arritje e mahnitshme për vitin 1946, një lajm i madh”, tha Michael Neufold i Departamentit të Historisë së Hapësirës në Muzeun Kombëtar të Ajrit dhe Hapësirës.

Kamera u vendos në një kasetë të posaçme çeliku përpara nisjes për të mbetur e paprekur pavarësisht rënies nga një lartësi e madhe. Kamera vërtet “mbijetoi” edhe pse mbeti pa asnjë objektiv.

Kur panë foton, shkencëtarët ishin jashtëzakonisht të emocionuar dhe euforia ishte edhe më e madhe për faktin se ushtria amerikane nuk kishte as parashuta të pajtueshme me raketat e prodhimit gjerman, kështu që nuk kishte asnjë garanci që misioni i kamerës do të ishte e suksesshme. Për fat të mirë për shkencëtarët, ata morën atë që dëshironin. /Telegrafi/

Exit mobile version