Telegrafi

Fotografia e Kemalit me të dashurën then rekorde (Foto)

Se është një ndër aktorët më të pëlqyer Kemali këtë e dëshmoi edhe njëherë

Aktori i njohur turk Burak Özçivit dhe e dashura e tij Fahriye Evcen me fotografin e publikuar kanë thyer rekorde të pëlqimeve.

Prej viti 2013 çifti Burak dhe Fahriye janë së bashku mirëpo gjithmonë kanë hezituar që të publikojnë foto së bashku, deri tani kur kanë publikuar një foto në përqafim të njëri tjetrit, shkruan rtv21.tv

Lexo po ashtu 'Kemali' dhe e fejuara kalojnë mbrëmjen në "Fshatin shqiptar" (Foto)

Foton që e ka postuar Buraku ka arritur që të mbledh rreth 1 milionë e 18 mijë pëlqime, duke u bërë kështu aktorët që ka arritur më së shumti pëlqime në Turqi.

Ndryshe të gjithë adhuruesit e serialit “Kara Sevda” e njohin aktorin turk Burak Ozçivi i cili në këtë serial luan rolin e “Kemalit”.