Telegrafi

Fotografia e Ivanka Trumpit ka shkaktuar reagime të ashpra në Twitter, shikoni çfarë i kanë shkruar qytetarët (Foto)

Ivanka Trump ka publikuar gjatë të shtunës një fotografi me bashkëshortin e saj Jared Kushner i cili tani ushtron postin e këshilltarit në Shtëpinë e Bardhë, derisa në ato momente emigrantët po qëndronin të mbyllur nëpër aeroporte në gjithë Amerikën, pas vendimit që babai i saj e kishte marrë që t’ua ndalojë hyrjen.

Fotografia e Ivankës, ka ngjallur reagime negative për shkak të vendimit të Donald Trumpit, transmeton Telegrafi.

Ajo ka postuar në Twitter një fotografi, por kjo fotografi i ka nxitur shumë përdorues të shkruajnë komente negative, edhe pse dyshja dukeshin bukur në veshje elegante, ku Ivanka kishte veshur në fustan prej 4.900 dollarë.

“Babai juaj është përgjegjës që dy qytetarë me kartonë të gjelbër janë mbyllur në aeroportin O’Hara për më shumë se 10 orë”, ishte një prej komenteve të shumta.

Një postim tjetër interesant i një përdoruesi të Twitter-it ishte një fotomontazh, ku në njërën anë shihet një emigrante e mbështjellë me folje, kurse në anën tjetër Ivanka me fustanin e saj të shtrenjtë.

Nën fotografi ishte edhe një koment ironizues: “Kush po duket më bukur?” /Telegrafi/