Heroi që shpëtoi jetën e Boris Johnson, tashmë është i njohur për publikun me anë të një fotografie.
Kryeministri qëndroi javën e kaluar në spitalin St Thomas – përfshirë tre net në kujdes intensiv – duke u trajtuar për virusin, shkruan Daily Mail.
Menjëherë pasi u lirua nga spitali, Boris Johnson me një video-mesazh falënderoi profesionistët e mjekësisë që ndihmuan shërimin e tij dhe në veçanti bëri lëvdata të veçanta për Luisi Pitarma nga Portugalia, transmeton Telegrafi.
Daily Mail ka zbuluar se kush është Luis Pitarma, i cili i shpëtuan jetën Boris Johnsonit.
Luis Putarma, 29-vjeçari, i lindur në Aveiro, vetëm 50 kilometra larg Porto, mendohet se është transferuar në Londër në vitin 2014 pasi përfundoi kualifikimet e tij mjekësore në Lisbonë.
Luis ka punuar si infermier në një spital tjetër në Angli për dy vjet, duke u kujdesur për pacientët para dhe pas operacionit, përpara se të transferohej në Londër.
Në mesazhin video të postuar këtë pasdite, Boris Johnson vlerësoi mjekët, për kujdesin ndaj tij. /Telegrafi/