Telegrafi

Fotografia e Hashim Thaçit bëhet mollë sherri (Video)

Fotografia e Presidentit Hashim Thaçi është bërë mollë sherri për asamblistët e Komunës së Malishevës, raporton KTV.

Anëtarë të PDK-së, të cilët kanë tentuar ta vendosin foton e Thaçit në sallën e Kuvendit Komunal, janë penguar ta bëjnë një gjë të tillë, raporton KTV.

Asamblistët e Vetëvendosjes thonë se nuk e pranojnë Hashim Thaçin për president pas dëmit të madh që ai i ka bërë Malishevës.

E fotografia e Hashim Thaçit, që është në zyrën e PDK-së në Malishevë që nga themelimi i kësaj dege, doemos duhet të vendoset në objektin e Komunës.

Në të kundërtën, sipas Izet Morinës, grupi i PDK-së do të bllokojë punën e Kuvendit Komunal.

Ndërkaq, kreu i komunës, Ragip Begaj, ende nuk ka vendosur nëse do ta vendosë këtë fotografi në zyrën e tij dhe në sallën e Kuvendit. Edhe në Komunën e Prishtinës kanë thënë se ende nuk e kanë vendosur fotografinë e Presidentit Thaçi.