Telegrafi

Fotografia e familjes në kuletë e bën policin të mirë

Policët e qytetit në Aguascalientes, në veriperëndim të Meksikos, do të duhet të bartin fotografinë e familjes së tyre në kuletë, që të mos lëshohen në keqpërdorime apo korrupsion, ka deklaruar të mërkurën kryetari i komunës lokale.

"Secili polici do të duhet të bart fotografinë e familjes në kuletë: çdo herë që ta hap do të shoh bashkëshorten dhe fëmijët e tij, dhe do t’i bie ndërmend e keqja që do t’u sillte atyre në rast të veprimeve të palejueshme", ka deklaruar kryetari i komunës Gabriel Arellano në një konferencë të organizuar për media.

Qëllimi është që 1.600 policë të qytetit “të ndjehen të turpëruar” kur të mos bëjnë atë që e kanë detyrim të bëjnë", ka vazhduar ai.

Prej fillimit të vitit 2008, 67 policë nga Aguascalientes janë marrë në pyetje për shkak të “shkeljes së rregullores së brendshme", derisa 20 prej tyre janë nën hetim.