Telegrafi

Fotografia e çuditshme, i zhduken këmbët në mënyrë misterioze (Foto)

Në rrjete sociale është publikuar një fotografi, që në shikim të parë duket se shfaqë gjashtë shoqe që qëndrojnë në divan.

Gjithçka është në rregull, derisa nuk fokusohemi te këmbët e asaj që është në mes, transmeton Telegrafi.

Ku i ka këmbët vajza që po e mbanë në dorë një gotë me verë, është pyetja që po e bëjnë të gjithë.

Në mënyrë misterioze asaj i janë zhdukur gjymtyrët e poshtme, apo i janë fshehur nga këmbët e shoqeve që ka anash.

“Mashtrim optik, apo njerëz që kanë aftësi sikur të matriksit. Është shumë misterioze” ka komentuar dikush këtë fotografi që po bën gjiro në internet. /Telegrafi/