Site icon Telegrafi

Fotografia e Beatrix Ramosajt nga Arena Kombëtare mori pëlqimin e Mbappe

Javë më parë, në një festë Halloweeni të organizuar në Francë, kushërirat Beatrix Ramosaj e Anxhelina Hadërgjonaj, njëherësh këngëtare të njohura të skenës, patën rastin të takohen me yjet e Paris Saint-Germainit, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Ky i fundit duket se ka krijuar një simpati më shumë për bukuroshen Ramosaj, të cilën edhe pse nuk e ndjekë në rrjetin social Instagram, ka pëlqyer një nga fotografitë e fundit të saj.

Bëhet fjalë për imazhin që Beatrix realizoi në tribunat e “Air Albania Stadium” apo e njohur ndryshe si Arena Kombëtare, e cila u përurua pak ditë më parë në ndeshjen e parë debutuese të saj, të zhvilluar mes Kombëtares Shqiptare dhe asaj të Francës.

Në fotografinë ku ajo shfaqej atraktive me një xhaketë të zezë, teksa në prapavijë shihej ndeshja mes lojtarëve, u pëlqyer nga më shumë se 28 mijë vetë.

Dhe një ndër ta është edhe futbollisti i njohur Mbappe, i cili duket se nuk e ka kursyer një pëlqim për këngëtaren bukuroshe shqiptare.

Foto: SC/Beatrix Ramosaj/Instagram

Beatrix përndryshe ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, megjithatë vazhdon të jetë e përfolur në media, dhe shkas për këtë bëhen shpesh fotografitë atraktive që ajo ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version