Kjo pamje e çuditshme, që i shfaqë lundrat kinse janë duke qëndruar në ajër, është shumë konfuze dhe ngatërron mendjen.
Ky imazh i shkrepur në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, tregon barkat që duket sikur janë në qiell sipër disa njerëzve që janë mbledhur në një park.
Mësohet se fotografia është realizuar me një teknikë shumë specifike, ku duke shfrytëzuar disa thjerrëza është humbur horizonti dhe është krijuar pamja bizare.
“Më duket sikur janë barka lodra të kapura në një mur”, është një koment lidhur me këtë rast. /Telegrafi/