Sot (e diel), futbollsti i njohur i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, feston ditëlindjen e tij të 24-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët e tij.
Një nga urimet më të përzemërt, futbollisti me prejardhje nga Vushtria, e ka pranuar nga bashkëshortja e tij, Belkiz Kera.
Ajo ka publikuar disa fotografi të Milotit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku e shfaq 24-vjeçarin teksa mban në krahët e tij, djalin e tyre dy muajsh, Tianin.
Në mbishkrimin e fotografisë, Belkiz nuk i ka kursyer fjalët më të ëmbla për atë që e quan dashurinë e jetës së tij.
“Shoku im i shpirtit. Ti je arsyeja pse unë jam e ngazëllyer të zgjohem çdo mëngjes. Ndihem aq me fat që kam një njeri të mrekullueshëm si ti pranë meje. Më pëlqen çdo moment që kalojmë së bashku dhe të uroj lumturi pafund. Gëzuar ditëlindjen babai më i mirë, ne të duam”, ka shkruar bashkëshortja e Rashicës në Instagram.
Ndërkohë të shumta kanë qenë komentet nga ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur urimet e tyre për ditëlindjen e Milotit. /Telegrafi/