Telegrafi

Fotografi të reja të dhunuesve që e pushtuan Kuvendin e Maqedonisë (Foto)

Protestuesit që tanimë lirisht mund të thirren si dhunues të deputetëve dhe gazetarëve kanë publikuar fotografi të reja që i kanë bërë brenda në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Janë fotografuar duke valvitur flamuj në Kuvend, duke u ulur në ulëset e deputetëve dhe duke kënduar himnin e Maqedonisë.

Gjatë fotografimit ata duken të lumtur që janë ulur në ulëset e deputetëve, duke thënë se e kanë marrë në dorë demokracinë. /Telegrafi/