Kjo shëtitje është bërë për të promovuar ruajtjen e karburantit si dhe për imazhin pozitiv të trupit, transmeton Klan Kosova.
Gjithë fotografitë e dasmës së tyre, janë në mes të njerëzve të zhveshur që po ngisnin bicikletë.
Të vetmit të veshur në rrugë, ishin nusja dhe dhëndrri.
Fotografi i çiftit, Joe Gidjunis, tregon se si i erdhi ideja për të bërë këto fotografi unike të dasmës.
“Në fillim ishin të ngurruar mirëpo nuk e kundërshtuan iden”.
“Në ditën e dasmës, ata u shprehen se dëshironin ta realizonin këtë ide, por nuk do t’i kërkonin biciklistët e zhveshur. Nëse do t’i takonin në rregull, nëse jo, jo”, është shprehur Gidjunis.
Por, meqënse biciklistët e zhveshur ishin përgjatë gjithë Filadelfias, çifti patjetër që i takuan.
Më poshtë mund t’i shihni fotografitë e veçanta të këtij çifti të sapomartuar.