Site icon Telegrafi

Fotografi shqiptar që çuditi Hollivudin: Si u realizuan këto foto?

“Nuit et Jour”, më 12 korrik të 1945, në faqen e tetë botoi një shkrim në lidhje me suksesin e Gjon Milit në Hollivudi.

Lexo po ashtu 35-vjetori i vdekjes së Gjon Milit: Dhjetë më të mëdhenjtë e fotografisë botërore

“Të çudisësh Hollivudin nuk është një performancë disi banale. Në vendin e superlativës, nuk është e lehtë të emocionosh ose të befasosh, dhe duhet një lloj dhurate qiellore për ta bërë një amerikan të lëshojë një ‘oh!’ që shpreh habi.

Deanna Durbin e cila sapo është martuar për herë të dytë, gjithashtu ka ndryshuar partner në kinema, Edmond O’brien i jep asaj një puthje tek ‘Tonight and forever’.

Duke përdorur një proces që na duket relativisht i thjeshtë, Gjon Mili arriti në këtë rezultat. Duke publikuar në një revistë amerikane fotot që ne riprodhojmë këtu, provokoi në qarqet kinematografike të Hollivudit reagime shumë të gjalla të kureshtjes.

Si u realizuan këto foto?

Gjon Mili, i cili në të njëjtën kohë është inxhinier dhe fotograf, thjesht përdori ‘blicin’ që është një shpërthim drite i çastit, me një shpejtësi jashtëzakonisht të shpejtë. Një sistem i shpikjes së tij shkakton hapjen e qepenës së aparatit të tij sa herë që shfaqet një dritë, gjë që i lejon atij të ndajë në një sasi të madhe lëvizjesh një gjest që mezi zgjat një sekondë.

Nëntë lëvizje në ajër të ‘kërcimit të maces’ të kryera për Gjon Milin nga balerina Alexis Smith, nëntë imazhe në një pllakë fotografike…

Gjon Mili duket se ka një predispozitë për puthjet. Kjo është dhënë nga Humphrey Bogert për Julie Bishopin në filmin e tyre të ri: ‘Action in the North Atlantic’.

Lexo po ashtu Studimi psikologjik i autoportretit fotografik: Artistët e famshëm, “selfie” me ndihmën e Gjon Milit

Për ta bërë demonstrimin e procesit të tij më spektakolar, Gjon Mili u kërkoi yjeve më të mëdha të Hollivudit që të pozonin për të dhe zbërthimi i çuditshëm i lëvizjeve që ata bënë para aparatit të tij na lejon të ndjekim në një mënyrë më të vëmendshme – sesa në kinema – larminë e shprehjeve që një fytyrë mund të marrë në një kohë e cila matet në të dhjetat e sekondës.

Ky proces mund të kryejë shërbime të mëdha për kërcimtarët që të studiojnë lëvizjet, dhe për krijuesit e filmave vizatimorë”. /Darsiani/

Exit mobile version