Site icon Telegrafi

Fotografi shqiptar nën vëmendjen e stilistit italian

Në këtë foto, përpara çantës së Ring Center, fotografi pozon i veshur me një bluze Dolce&Gabbana.

Foto menjëherë u ripostua nga dizajneri me famë botërore, me të cilin Mërtiri është takuar edhe në evente të tjera në Itali.

Endrit Mërtiri është një prej fotografëve më të njohur fashion në Shqipëri dhe bashkëpunon me pjesën më të madhe të revistave në treg.

Fotografi, ka shprehur prej kohësh adhurimin e tij për veshjet dhe stilin e Dolce &Gabbana, që frymëzon dhe shumë prej editorialeve të tij të modës.
 

Exit mobile version