Telegrafi

Fotografi që tregojnë se jo të gjithë kanë patur një ditë të mirë në punë

Dikujt mund të mos i pëlqejë puna që kryen, por imazhet e publikuara më poshtë tregojnë se ka më keq.

Njerëz nga e mbarë bota, kanë shpërndarë fotografitë e ditëve të tyre “më të këqija” gjatë punës ditore – kurse Bored Panda ka bërë përpilimin e disa prej imazheve më të mira, transmeton Telegrafi.

Në njërën prej fotove shihen dhjetëra kova me ngjyrë që janë derdhur në rrugë, pasi kishin rënë nga krani derisa po i transportonte.

Në anën tjetër, një punonjës në SHBA kishte filluar keq ditën e tij të punës – duke mos arritur ta ndezë veturën që i ishte mbuluar pjesërisht nga akulli.

Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotogalerinë e publikuar më poshtë, që do t’ju bëjë të qeshni me lot. /Telegrafi/