Disa fotografi prekëse tregojnë legjendën e basketbollit, Kobe Bryant, duke shijuar një udhëtim familjar në Disneyland vetëm disa javë para rrëzimit tragjik të helikopterit që e la të vdekur atë dhe vajzën e tij 13-vjeçare, Giannan.
Kobe, 41-vjeç, dhe gruaja e tij, Vanessa, 37-vjeçe, ishin fotografuar me Gianna dhe dy vajzat e tjera të tyre, Natalia, 17, dhe Bianka, 4, teksa po kalonin kohë të mirë pranë njëri-tjetrit.
Vajza e tyre e katërt, Capri, ishte vetëm katërmuajshe prandaj nuk arriti të shijojë udhëtimin me familjen në muajin tetor.
Në një moment, ata janë parë duke takuar Minnie Mouse dhe në një foto Kobe mban mbi supe Biankan, ndërsa ishte e rrethuar nga bashkëshortja dhe vajzat e tjera.
Familja e tij e mrekullueshme thuhet se kanë qenë vizitorë të shpeshtë në Disneyland – katër herë në muaj – me Kobe dhe Vanessa që shkonin ndonjëherë vetë për të shijuar atmosferën që krijohet atje.
Në të vërtetë, Kobe me gruan Vanessan udhëtuan drejt Francës më 28 nëntor për të festuar takimin e tyre të parë, para 20 vitesh.
Me këtë rast, ai bëri një postim në llogarinë zyrtare, Instagram, duke thënë: “Në këtë ditë, 20 vite më parë unë takova shoqen më të mirë, mbretëreshën time”.
“Vendosa të udhëtojmë në Disneyland në këtë datë për të festuar në stilin e vjetër”.
Ai u takua me Vanessan në vitin 1999 kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe dhe po punonte si një modele në sfond në një video muzikore, teksa të dy u fejuan gjashtë muaj më vonë dhe më pas u martuan në 2001.
Ndryshe, legjenda e NBA-së Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna ndërruan jetë pas një aksidenti tragjik me helikopter të dielën në mëngjes.
Babë e bijë ishin së bashku edhe me shtatë persona të tjerë, derisa helikopteri u rrëzua në bjeshkët e Los Angelesit. /Telegrafi/