Është hedhur në internet një video e realizuar në Shtetet e Bashkuara, që e tregon fotografin e paidentifikuar i cili ri ulur poshtë një dreri.
Kafsha e godiste lehtë në kokë dhe provonte ta qëllonte me brirë, por ai ishte i qetë dhe provonte që me përkushtim të shkrepte imazhe sa më të mira, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk është lënduar, vetëm një goditje më e fuqishme, koka dhe qafa e tij do pësonin lëndime serioze.
Ende nuk janë publikuar fotografitë, që janë realizuar në ato momente. /Telegrafi/