Telegrafi

Fotografi Norik Uka prezanton të dashurën për herë të parë

Norik Uka

Norik Uka është njëri prej fotografëve më të suksesshëm në vendin tonë. Ai deri më tani ka punuar me një numër të madh të artistëve shqiptarë, të cilët e admirojnë punën e tij.

Ndonëse nuk ka pëlqyer që jeta e tij private të jetë shumë mediatike, ai nuk ka mundur që ta fshehë vajzën që është në krahët e tij tash e sa kohë.

Së fundmi, Noriku e ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, ku për herë të parë prezantonte të dashurën e tij, Krenare Gjikolli.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Norik Uka

“Përshëndetje botë, njihuni me gjithçka timen”, ka shkruar ai krahas imazhit.

Dyshja aktualisht janë në pushime në Capri të Italisë, ku edhe e kanë realizuar fotografinë atraktive.

Në një nga intervistat e dhëna, Noriku synon që fotografia dhe emri i tij të bëhet sinonim botëror, duke shtuar se e gjithë kjo arrihet vetëm më punë të pandalshme dhe duke krijuar gjëra të jashtëzakonshme. /Telegrafi/