Site icon Telegrafi

Me fotografi nga koha e rinisë, Schwarzenegger i këshillon fansat si të ushtrojnë gjatë periudhës së vetizolimit

(Foto: Instagram/schwarzenegger)

Ikona e filmave aksion, Arnold Schwarzenegger, bën pjesë në grupin e njerëzve që janë vetizoluar për ta shmangur infeksionin eventual me COVID-19.

Aktori 72 vjeçar ditë më parë i ka këshilluar ndjekësit e tij që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë sa më pak kontakte me njerëzit.

Ndërsa për t’ua bërë më argëtues qëndrimin mbyllur dhe për të anashkaluar mërzinë, ai ka ardhur me këshilla të reja.

Lexo po ashtu Schwarzenegger këshillon të qëndroni në shtëpi: Nëse dilni shmangni kontaktet me njerëz

Schwarzenegger i ka publikuar disa fotografi të vjetra nga rinia e tij kur ushtrimet bëheshin në mënyrë të thjeshtë dhe në këtë mënyrë i ka këshilluar fansat e tij që t’i bëjnë ato gjatë kohës që po qëndrojnë të izoluar.

“Ka shumë gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë gjatë krizës, prandaj duhet të përqendrohemi te ato që mund t’i kontrollojmë”, ka shkruar aktori në përshkrim. /Telegrafi/

Exit mobile version