Në orët e hershme të mëngjesit të së martës, e me nderime shtetërore, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel.
Duke u uruar mirëseardhje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën e tyre në Republikën e Kosovës.
Gjatë ditës, kryeministri Kurti dhe kryeministrat e BENELUX-it do të mbajnë edhe një konferencë e përbashkët për media. /Telegrafi/