Telegrafi

Fotografi në rrjete sociale, të atyre që e keqpërdorin ujin e pijshëm

Me gjithë kërkesat që të kursehet uji, disa banorë nuk po hezitojnë që me ujin e pijshëm, të spërkasin oborret dhe rrugët e lagjes.

Në mënyrë që të bëhen të ditur këta abuzues të ujit, është janë krijuar llogari në rrjete sociale.

Aty po postohen fotografi, ku shihen banorët duke shpenzuar ujin në mënyrë të pakontrolluar dhe të panevojshme. /Telegrafi/