Site icon Telegrafi

Fotografi mbron gruan myslimane: Ajo ishte “e tronditur” dhe në “ankth” (Foto)

Fotografi i cili kishte bërë fotografinë e një gruaje myslimane duke shikuar në telefonin e saj, derisa po kalonte urën në Westminster, e ka mbrojtur atë – duke thënë se ajo ishte e “tronditur” dhe në “ankth”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këmbësorja e cila mbante një shami ngjyrë kafe dhe një pallto gri është fotografuar duke mbajtur një dorë në kokën e saj, ndërsa në këmbë kalonte pranë një viktime e cila po trajtohej në trotuar.

Lexo po ashtu Sulmi në Londër: Fotografia që ka nxitur supozime të ndryshme në rrjetet sociale (Foto)

Ndonëse ishin të paktë, kishte të atillë që e kritikuan atë, duke thënë se “po ecte duke injoruar gruan e lënduar”.

Por fotografi Jamie Lorriman, 28, i cili kishte kapur pamjet, ka mbrojtur atë duke thënë se ajo nuk ishte duke e injoruar gruan e plagosur.

Fotografi i pavarur nga Barnsley, South Yorkshire, ka thënë: “Isha nën urë duke bërë fotografi, kur pash dikë që ishte shpëtuar nga lumi. Tani e di se ishte një trup i një gruaje, e cila ose ishte hedhur ose kishte rënë në lumë. Isha në urë për disa minuta dhe e pash një grua të shtrirë për tokë, pasi ishte goditur”.

Lorriman, i cili tanimë jeton në Londër, ka shtuar: “Pashë disa njerëz që po ecnin dhe një grua me telefon në dorë nëpër urë, aty ku shumica e viktimave ishin të shtrirë”.

“Kjo është arsyeja pse ajo në mënyrë të qartë duket e tmerruar dhe është e qartë se ajo është në shok”.

“I kam bërë disa fotografi të kësaj gruaje, nga të cilat mund të shihni se ajo duket në gjendje të rëndë”. /Telegrafi/

Exit mobile version