Site icon Telegrafi

Fotografi “lufton” me uraganin e fuqishëm, vetëm për të kapur pamjet e përmbytjes së një kazinoje (Video)

Erëra të fuqishme dhe reshje të dendura shiu kanë përcjellë uraganin “Nate” i cili ka përfshirë shtetet bregdetare të Amerikës në gjirin e Meksikës.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për erëra me shpejtësi rreth 140km/orë që kanë përfshirë sërish SHBA-të, saktësisht shtetin e Mississipit.

Ndonëse vlerësohet se nuk është i të njëjtit rrezik me uraganët e muajve të kaluar “Irma” dhe “Maria”, autoritetet thonë se edhe ky mund të shkaktojë përmbytje.

Ndërkohë është publikuar një video në të cilën thuhet se Mike Theiss, një fotograf nga Florida, ka kapur pamjet që tregojnë përmbytjen e një kazinoje, gjegjësisht pjesën e garazhit.

Theiss, themeluesi i “Ultimate Chase Storm Video”, ka mbuluar ciklonet tropikale për 30 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version