Site icon Telegrafi

Fotografi italian, art me mbeturinat te Rana e Hedhun në Shëngjin

Fotografi italian Tiziano Cristofori, i cili në Shqipëri shkon për të kaluar disa ditë si turist, nuk mundi t’i rezistonte tundimit për të bërë disa shkrepje fotografie.

Cristoforit duket se i ka bërë shumë përshtypje “Sheshi Skënderbej” në Tiranë, të cilin e ka kapur nga një këndvështrim mjaft interesant.

Por, edhe më mbresëlënëse duket aftësia e fotografit italian për të shndërruar edhe të metat e Shqipërisë në një art plot pozitivitet. Në fakt, gjatë ndalesës së tij te Rana e Hedhun në Shëngjin, fotografi italian ka mbledhur çka mundur nga mbetjet plastike që nxjerr në breg deti, duke realizuar një kolazh shumëngjyrësh. /Shqiptarja/

Exit mobile version