Telegrafi

Fotografi gjerman sjell fotografi të makinave të braktisura në Evropë dhe SHBA

Dieter Klein ka udhëtuar në cepa të largëta të Evropës dhe SHBA-së për të gjetur dhe fotografuar makina të braktisura.

Dhe siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, fotografi i pavarur gjerman e gjen “materialin” e tij në oborret e rrëmujshme, hambarë me pluhur, fusha të shkreta dhe pyje.

Gjatë udhëtimeve të tij, Klein ka xhiruar imazhe të një Porsche, një Cadillac të venitur, një Beetle dhe një flotë të tërë të Jeep-ëve ushtarakë të braktisur, ndër të tjera.

Në dhjetëra imazhet e tij zbulohet humbja e shkëlqimit të automjeteve dhe makinave klasike – dhe fuqinë e natyrës mbi to.

Klein filloi kërkimin e tij pasi zbuloi makinën e tij të parë të braktisur rastësisht, ndërsa ishte në një turne me biçikletë nëpër Francë, afër qytetit të Cognac.

“Ndjeva se fotografia ishte si ilustrimi i një përralle”, thotë ai. “Unë menjëherë u emocionova. Dhe pastaj filloi një kërkim i gjatë”.

“Unë i shikoj këto skena si një muze – iu afrohem me respekt”.

“Unë mund të hap ose mbyll një derë por zakonisht as nuk i prek makinat”.

Siç bëhet e ditur, më e vjetra makinë e fotografuar nga ai është një Ford Model T i vitit 1907, përpara një muzeu të vogël në një qytet ish minierash në Nevada. /Telegrafi/