Site icon Telegrafi

Fotografi fascinuese të ndërtimit dhe peizazhit të kometës

Këto fotografi nuk janë të rastësishme, pasi që në mars të vitit 2004 ka filluar ky projekt që ka hasur nëpër shumë probleme.

Kometa që është mbi 800 milion kilometra larg tokës, tashmë mund të shihet më qartë.

Zyrtarë nga NASA e kanë përshkruar kometën si ‘të ndarë në dy pjesë’.

“Kometa ka dy pjesë paralele, në pjesën e lartë duken si shkëmbinj të mëdhenj” thuhet në komunikatën e NASA, ku po ashtu thuhet se ‘pjesa në mes, është më pak e thepisur apo më e lëmuar’.

“Në pjesën e poshtme kemi disa maja dhe lugina, që do të jetë më e lehtë për të zbarkuar” saktëson komunikata.

Në muajin nëntor, pritet që anija kozmike Rosetta të kapet për sipërfaqen e kometës./Telegrafi/
 

Exit mobile version