Site icon Telegrafi

Fotografi i famshëm italian zbulon foto nudo të papara ndonjëherë të Rihannës (Foto, +18)

Fotografi i njohur italian Paolo Roversi, ka zbuluar së fundmi disa fotografi të papara të këngëtares Rihanna, në prag të lansimit të albumit të saj më të ri.

Ata u takuan së bashku për herë të parë në vitin 2014, teksa më pas Robersi shkrepi fotografitë në studion e tij në Paris, dukei punuar në formatin klasin * x 10, të cilin ai e përdor që gati 20 vite.

Këto imazhe janë përdorur për kopertinën e edicionit muzikor të “D” në vitin 2015, me çka edhe tregon marrëdhënien e ngushtë artistike që dyshja kanë me njëri-tjetrin.

Paolo në një intervistë për ‘Vogue’ ka folur rreth bashkëpunimit të tij me këngëtaren e famshme: “Ajo është fantastike, një artiste e vërtetë. Ne punuan në studion time për dy ditë. Prezenca e saj ishte e jashtëzakonshme, mënyra se si lëviz, vetëbesimi, kontrolli mbi trupin e saj, energjia, sensualiteti. Ajo e di shumë mirë fuqinë që ka. Ajo është një artiste, jo vetëm një fytyrë e bukur”, ka thënë ai.

“Një foto mode për mua gjithmonë është një portret; në fakt, është një portret i dyfishtë, të gruas dhe fustanit të saj”, ka shtuar më tej fotografi, i cili u bë i njohur falë fotosesionit që i realizoi Naomi Compell.

Imazhet e publikuara, shfaqin këngëtaren në poza nudo, gjersa të njëjtat janë përdorë për fushatën e saj të albumit “Anti”, duke krijuar kopertina për këngët e saj si: “Bitch Better Have My Money,” “Kiss it Better,” dhe “Needed Me”. /Telegrafi/

Exit mobile version