Site icon Telegrafi

Fotografi familjare: 500 pasardhës të një njeriu të “shtrydhur” në një vend (Foto)

Kjo duhet të jetë me siguri fotografia më e pabesueshme e një familje, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një fotografi ku, 500 pasardhës nga një njeri i vetëm – të gjithë me të njëjtin emër të familjes, Ren – u mblodhën në një fshat lindor kinez për bërë këtë fotografi epike.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, në fotografi janë brezat prej 25 deri 31 të kësaj familjeje nga Shishecun, në Zhejiang.

Fotografia thuhet se është bërë prapa gurësve, ku fshati u themelua 20 vjet më parë.

Dhe gjithsesi, duke pasur parasysh këtë numër të madh, fotografit dhe të gjithëve që po bënin fotografi, iu deshën rreth 30 minuta për të realizuar fotografinë “e duhur”. /Telegrafi/

Exit mobile version