Që nga e shtuna, Kadri Veseli është kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në Konventën e Shtatë të kësaj partie, ai u zgjodh në vend të Hashim Thaçit, i cili la partinë për t’u bërë President i vendit.
Për Kadri Veselin është folur vazhdimisht, sidomos nga koha kur ai publikisht foli për shuarjen e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), në vitin 2008.
Ajo që dihet për numrin një të PDK-së është fakti që ka qenë nder themeluesit e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit.
Indeksonline ka siguruar një fotografi që daton nga viti 1992.
Në këtë fotografi, shihet Kadri Veseli afër Adem Jasharit. Aty po ashtu është edhe Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, e të tjerë.
Fotografia e “Grupit të Prekazit” është shkrepur në Tiranë.