Blerim Destani dje ka festuar ditëlindjen e tij të 35.
Aktori i njohur shqiptar me famë ndërkombëtare ka zgjedhur që pikërisht këtë ditë të zbulojë pamje nga e kaluara, transmeton Telegrafi.
Blerimi që rolin e parë filmik e mori në moshën 14 vjeçare ka publikuar një fotografi nga koha e adoleshencës së tij duke na treguar se jo rastësisht ai sot është ndër mashkujt më me stil të skenës shqiptare.
Aktori momentalisht po punon rreth një projekti të ri filmik, i cili i përket zhanrit aksion./Telegrafi/