Është publikuar një fotografi e rrallë e ish komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari së bashku me ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Fotografinë e ka publikuar ish-zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ku mbishkrim ka vendosur “Lira ka emër, Adem Jashari, Kadri Veseli, UÇK”, transmeton Telegrafi.
Në fotografi, Veseli dhe Jashari shihen po ashtu të shoqëruar nga disa persona tjerë.
Ndryshe, më 24 prill, Prokuroria e Specializuar në Hagë kishte paraqitur një aktakuzë për shqyrtim në Dhomat e Specializuara të Kosovës kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, si dhe disa personave të tjerë.
Veseli në fillim të nëntorit të vitit të kaluar u arrestuan dhe u dërguan në Hagë.
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.
Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.
Veseli ka qenë njëra ndër figurat kyçe të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Telegrafi/