Telegrafi

Fotografi dhe pankarta antishqiptare para Parlamentit të Serbisë (Foto)

Para Parlamentit të Serbisë në Beograd janë vendosur fotografi dhe mbishkrime të ndryshme, ku shqiptarët cilësohen si terroristë.

Aty thuhet më tej se shqiptarët në luftën e viteve 1998-1999 kanë kidnapuar dhe kanë vrarë civilët serbë e që vazhdohet më tej duke u thënë se familjarët e tyre kërkojnë drejtësi, njofton Klan Kosova.

Para parlamentit serb, qëndrojnë edhe fotografitë e Hashim Thaçit, Ramush Haradinajt, Kadri Veselit dhe Fatmir Limaj.

“Kriminelët e luftës mbrohen nga NATO – KFOR – UNIMK – EULEX”, shkruan në një pankartë.

Po ashtu aty shkruan se kësaj i kanë dhënë mbështetje dhe Hillary dhe Bill Clinton, kurse Kosova thuhet se ka bërë rrëmbime dhe ka kryer krime lufte.

Këto janë fotografitë që po qëndrojnë para Kuvendit të Serbisë: