Telegrafi

Fotoalbum nga jeta dhe karriera e Bud Spencer

Një tjetër hero ndërron jetë! Mallkimi i vitit 2016 vazhdon, ndërsa shuhet një tjetër yll. Aktori i njohur, Bud Spencer vdiq në moshën 86-vjeçare.

Djali i tij tha se ai nuk vuajti. “Fjala e fundit e tij ishte: Faleminderit”.

Aktori ishte martuar që prej vitit 1960 me Marian dhe kishte dy vajza dhe një djalë.

Përveçse si aktor, ai njihej dhe si shpikës, pasi zotëronte 12 patenta.

Më poshtë mund të shikoni një fotoalbum nga jeta e njeriut që i bëri të qeshin edhe miliona shqiptarë. /Mapo/