Telegrafi

Foto të Intelektualëve në Prishtinë që do ju lënë pa mend (Foto)

Me finalen e Kupës së Kosovës ka përfunduar edicioni 2015/16 në elitën e futbollit kosovar.

Në një ndeshje spektakolare Prishtina ka mposhtur Dritën me rezultat të ngushtë 2-1, edhe pse gjilanasit kishin epërsinë nga pjesa e parë.

Por ajo që i kënaqi të gjithë ishte atmosfera e jashtëzakonshme në stadion.

Në njërën anë ‘Plisat’ nga Prishtina dhe në anën tjetër ‘Intelektualët’, që kanë bërë udhëtimin më të madh në futbollin kosovar viteve të fundit.

Dy foto të publikuara nëpër rrjete sociale të ‘Intelektualëve’, janë pëlqyer tej mase nga tifozë të futbollit, pasi paraqitja e tyre ishte thjeshtë spektakolare.

Madje ‘Intelektualët’, që dje ishin në një numër të madh mbi 4000 sosh janë krahasuar edhe me tifozë evropian si ata të Legia Varshavës, Schalke 04 apo Borussia Dortmundit. /Telegrafi/