Telegrafi

Foto me sy të fashuar, çfarë i ka ndodhur aktorit Nik Xhelilaj? (Foto)

Aktori i njohur shqiptar, i cili aktualisht po shijon suksesin e filmit “Winnetou” në Gjermani, i çuditi të gjithë teksa u shfaq me një sy të mbuluar në hapjen e ceremonisë së edicionit të 67-të të Festivalit të Filmit në Berlin.

Duke qenë se postimet e tij në mediat sociale i përkasin kryesisht karrierës, të gjithë menduan se ky “look” prej pirati ishte një zgjedhje ndryshe për t’u shfaqur në këtë ceremoni, por në fakt Niku nuk mund të zgjidhte në këtë rast. Nuk ka të bëjë aspak me ndonjë rol ose thjesht për të rënë në sy.

Blitz.al ka mësuar se Nik Xhelilaj ka kaluar një infeksion aspak të lehtë në sy, gjë që e ka detyruar të tregohet i kujdesshëm duke vendosur mbrojtësen që e bëri të dukej sikur do të ishte pirati më i ri i Karaibeve. Pasi ka marrë kurat e duhura, tani Niku është më mirë, madje sot ai ka postuar një foto pa mbrojtësen e syrit.

Duhet ta pranojmë që dukej bukur dhe, pse jo, nga heroi legjendar “Winnetou” do të ishte shumë mirë nëse roli i tij i ardhshëm do të ishte pirat. Filmi i tij është pritur mjaft mirë në Gjermani dhe urojmë të shpërblehet puna e tij në mbrëmjen e 19 shkurtit në Berlin.