Telegrafi

Foto që e dërgon Mancini drejt Zenitit

Ish-trajneri i Interit dhe Manchester Cityt, Roberto Mancini, është shumë afër kalimit te Zenit St Petersburgut.

Gazetari italiano-rus Stefano Conforti e ka publikuar lajmin përmes twitterit që e lidh me Alexey Miller, që është edhe CEO i sponsorit kryesor të Zenitit, Gazprom.

Ai ka publikuar një foto ku shihet Miller së bashku me trajneri italian dhe mbishkrimi “së shpejti”.

Ky postim është përcjell edhe nga media si Gazzetta dello Sport dhe Calciomercato.com.

Zenit janë në kërkuar të trajnerit të ri pas largimit nga puna të trajnerit rumun Mircea Lucescu.

Luciano Spalletti ka qenë trajner te Zenit ku fitoi dy tituj gjatë viteve 2009 dhe 2014. /Telegrafi/