Një fëmijë katërvjeçar ka humbur jetën sot kur dera e metaltë ka rënë mbi të në oborrin e shkollës fillore në fshatin Dobërdoll të Gostivarit.
Menjëherë pas fatkeqësisë fëmija është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Gostivarit, ku mjekët nuk kanë arritur t’ia shpëtojnë jetën.
Sipas informatave të para të sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës, incidenti është paraqitur rreth orës 13, pas çka në vendngjarje është dërguar ekipi i cili bashkë me prokurorin publik ka nisur hetimet për rastin.