Anthony Thomas, kuzhinier në Uashington, publikoi një foto nga një aeroplan i Southwest Airlines dhe shkaktoi bujë në internet.
Vetëm në platformën X e kanë parë 37 milionë njerëz dhe 6000 komente!
Anthony donte të kapte skenën e pazakontë, sepse sa herë mund të fluturosh në një aeroplan bosh?! Pranë tij ishin tre pasagjerë të tjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.
Por çfarë tërhoqi vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale? Ne do t’ju japim një sekondë për të parë sërish foton dhe për të kuptuar “problemin”.
A e vini re?
Anthony nuk mund ta besonte se nga një tufë vendesh bosh, një nga pasagjerët kishte vendosur të ulej – menjëherë pas tij.
“Imagjinoni të keni luksin për të hipur në një fluturim si ky. Nga të gjitha ndenjëset, shikoni ku ka vendosur të ulet”, ka shkruar ai.
Fotoja shkaktoi një debat të ashpër dhe shumica u habitën nga vendimi i një burri të panjohur, transmeton dailymail.
“Nuk ka rëndësi shoku im. Uleni mbështetësen deri në fund. Është faji i tij”, ka shkruar një person.
Një tjetër vazhdoi se “ashtu si kur njerëzit parkojnë pranë teje dhe kanë shumë hapësira të lira”.
Shumë thonë se do të ngriheshin menjëherë dhe do të kërkonin një vend tjetër.
Si do të reagonit na shkruani në komente. /Telegrafi/